Një protestues hodhi poshtë spekulimet se ditën e nesërme do të jetë protesta e fundit e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.
Sipas tij, po nxjerrin fjalë që të shtunën do të jetë protesta e fundit, por ai shtoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Ai apeloi qytetarët që të nesërmen të mblidhen edhe më shumë, duke shtuar që të mos provokohen.
“Kanë dalë disa llafe se gjasme nesër do të jetë protesta e fundit.
Ne do të bëjmë një thirrje, nesër më shumë. Pasnesër edhe më shumë. Mos bini pre e provokimeve. Nesër më shumë. Iu ka ardhur fundi”, tha ai.
© Panorama.al











