“Në orën 10:00 në Rrjoll për të hequr gardhin, në 18:00 në shesh për të rrëzuar kryeministrin” – Protestuesi: Nesër diaspora do jetë krah nesh! Vetëm nga Britania do nisen 3 avionë

Jun 12, 2026 | 20:41

Një qytetar që është i pranishëm në protestën kundër qeverisë iu kërkoi pjesëmarrësve që t’i bashkohen tubimit të thirrur nga banorët e Rrjollit.

Ai theksoi se më pas në orën 18:00 do të jenë sërish në shesh për të rrezuar kryeministrin. Sipas tij, nesër do t’u bashkohen edhe shumë emigrantë në diasporë, ndërsa bëri me dije se vetëm nga Mbretëria e Bashkuar, në mbështetje të tyre kundër qeverisë do të vijnë të paktën 3 avionë.

“Një grup qytetarësh nga Rrjoli kanë lajmëruar nesër protestë në orën 10:00. Nesër protestë në orën 10, është detyra jonë është t’u bashkohemi atyre për të hequr gardhin dhe në 18:00 këtu për të hequr kryeministrin. Rama jepe dorëheqjen.

Vetëm në dijeninë time, tre avionë do të vijnë vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Nesër diaspora do të jetë krah nesh dhe ne krah atyre dhe krah për krah do ta rrëzojmë këtë kryeministër. “, tha qytetari.

© Panorama.al

Te lidhura