Plagosja, Rama viziton Ardit Kajën në spital

Apr 4, 2011 | 11:38

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputeti Namik Dokle kane vizituar Ardit Kajen ne Spitalin Ushtarak, pak kohe pasi ai u transporta atje pas plagosjes.

Rama nuk ka ngurruar ta lidhe ngjarjen ne fjale me incidentin e djeshem mes ndertimores dhe militanteve te LSI-se, per flamujt qe u hoqen nga pemet dhe ambiente te tjera ne njesine numer 5.

Kaja mbeti i plagosur paraditen e sotme, teksa udhetonte me makinen e tij. Bllokimi i trafikut duket se ka favorizuar atentatoret, te cilet duket se e kishin ndjekur dhe kane qelluar ne drejtim te tij ne kohen qe makina ishte e ndaluar.

Ai u percoll ne spitalin Ushtarak ku po i nenshtrohet nderhyrjes se specializuar mjeksore.

 

© Panorama.al

Te lidhura