Plagosja e 4 të rinjve dhe shitëses ambulante në Laç, Gjekmarkaj: Akt kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës! Organet e drejtësisë të veprojnë me urgjencë për kapjen e autorëve të ngjarjes

May 3, 2025 | 16:19

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, i cili kandidon edhe për deputet, ka reaguar lidhur me ngjarjen me 5 të plagosen e pesë personave në Laç, mes tyre edhe një shitëse ambulante.

gjekmarkaj, ngjarja ne lac

Gjekmarkaj shprehet se ngjarja është dëshmi e pasigurisë së jetës dhe sipas tij dështimin e strukturave të rendit.

“U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët”, apelon Gjekmarkaj:

Deklarata:

Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete. Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat. Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët.

 

© Panorama.al

Te lidhura