TIRANË- Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Ardit Kaja. Sipas të dhënave të para, Kaja është qëlluar në afërsi të bllokut te ministrive, ne sheshin “Skenderbej”, kur ishte duke udhetuar me automjetin e tij.
Dyshimet e para jane se ai eshte qelluar nga dy persona me motor, te cilet e kane ndjekur qe me pare. Ata kane qelluar ne drejtim te automjetit dhe nga te shtenat Kaja ka marre nje plumb ne kemben e majte. Kalimtare te rastit kane dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Mjeket kane bere me dije se ai ka marre nje plumb ne kembe dhe per kete po i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për atë që ka ndodhur, autorët, apo edhe motivet.
Kaja u emërua drejtorit të Inspektoriatit Ndërtimor pranë Bashkisë në vend Afrim Qendros. Ardit Kaja ka qenë deputet i PS në legjislacionin e vitit 2001-2005 si dhe kandidat në zgjedhjet e qershorit.
© Panorama.al











