
Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ersjon Hoti, 19 vjeç, i dyshuari kryesor për vrasjen e 32- vjeçarit Nuri Kaci.
Ngjarja ka ndodhur në Lurë të Dibrës, dy ditë më parë, pas një zënkë të ndodhur në pyjet e Lurës. 19-vjeçari akuzohet se krimin e ka kryer në bashkëpunim me shtetasin tjetër Faslli Hoti dhe me persona të tjerë.
Policia njoftoi mbrëmë se dy persona janë shoqëruar nga efektivët e Policisë Peshkopi. Fillimisht u hodhën dyshime se vrasja e Kacit është kryer nga 30-vjeçari, Faslli Hoti, ndërkaq plagosja e këtij të fundit u interpretua si ngjarje e ndodhur nga viktima ose si vetëplagosje.
Dje, grupi hetimor ka hedhur dyshime të forta se persona të tjerë janë përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit. Burime të rezervuara informacioni pohuan se është shoqëruar në të gdhirë të ditës së djeshme R. Hoti, 28 vjeç, vëllai i Fallsi Hotit dhe kushëriri i tij, A. Hoti, 26 vjeç.
Zhdukja e armës së krimit, e cila shkaktoi vrasjen e Nuri Kacit, ngriti dyshime se të tjerë persona janë përfshirë në këtë konflikt të armatosur.
© Panorama.al











