Përplasen makinat, vdes murgesha italiane

Mar 25, 2011 | 10:57

LEZHE- Nje mugreshe ka humbur jeten dhe nje tjeter ndodhet ne gjendje te rende si pasoje e nje aksidenti, ne te cilin u perfshi makina me te cilen udhetonin. Aksidenti i rende ndodhi paradite ne aksin rrugor Shkodër- Lezhë, prane fshatit Balldren. Sipas te dhenave te para te policise, viktima ka mbetur murgesha italiane, Rita Sisi, rreth te 70-ve, ndersa e plagosur rende Alma Zogu, e cila ka qene ne timon ne kohen e aksidentit.

Policia ben me dije se automjeti i murgeshave, tip Fiat me targa të huaja  është përplasur me një automjet tjetër me targa LE 8263 A. Murgesha italiane nderroi jete sapo mberriti ne spital, kurse gjendja e murgeshes tjeter sipas mjkeve mbetet ende kritike.

© Panorama.al

Te lidhura