Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e tij! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla

Nov 17, 2025 | 10:04

Në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj thotë se mazhoranca ka frikë nga fjala e Sali Berishes.

gjekmarkaj

Gjekmarkaj u shpreh se me perjashtimin e Sali Berishes eshte krijuar nje rast i paprecedentë, ndersa me ironi ka deklaruar se “Berisha flet jashtë, ndërsa ju e përjashtoni brenda”.

“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë”, ka deklaruar Gjekmarkaj.

© Panorama.al

Te lidhura