“Përdorimi i pushtetit për vota të vjedhura kanë shkatërruar pluralizmin”- Balliu takon kongresmenin amerikan, deputeti i PD: SHBA, në krah të betejës për demokraci

Feb 6, 2026 | 13:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zhvilluar në SHBA një takim me kongresmenin John R. Moolenaar. Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se kanë diskutuar për plagët e rëndë të demokracisë në Shqipëri.

klevis balliu

“Kapja e shtetit, aleanca me krimin dhe përdorimi i pushtetit për vota të vjedhura kanë shkatërruar pluralizmin dhe shpresën e qytetarëve”, shkruan Balliu.

Deputeti i PD thekson se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten në krah të betejës për demokraci, dhe për këtë mbështetje ne jemi mirënjohës”.

Screenshot_3

© Panorama.al

Te lidhura