Aktivisti Ardesian Binjakaj është shfaqur në protestën e 53-të kundër qeverisë me një pankartë simbolike, ku ka paraqitur përballjen mes protestës dhe pushtetit si një rezultat sportiv, “53 protesta : 0 qeveria”.
Përmes kësaj pankarte, aktivisti ka përcjellë mesazhin se, sipas tij, pas 53 ditësh tubime të pandërprera, qytetarët kanë fituar çdo ditë, ndërsa qeveria nuk ka arritur të ndalë protestën.
“Ky është një rezultat që kanë arritur protestuesit kundrejt pushtetit. Kemi 53 ditë që vetëm vazhdojmë të fitojmë, të triumfojmë dhe pushteti nuk ka arritur as edhe një ditë sukses ndaj nesh”, tha ai.
Më tej aktivisti u shpreh se edhe në ndeshjet më të dobëta të çdo lloj sporti, është zakonisht më e lehtë të heqësh dorë, sepse të paktën humbet tre me zero në tavolinë.
“Mesa duket pushteti ynë ka zgjedhur të shantazhohet edhe të humbasë komplet të gjithë legjitimitetin që ka“, përfundoi ai.
© Panorama.al












