FOTOLAJM/ “Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë!”- Pankartat e qytetarëve në protestën e 53-të kundër Ramës: Kryeministri poston etiketa, populli kërkon drejtësi!

Jul 22, 2026 | 19:37

Në ditën e 53-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në sheshin e tubimit para Kryeministrisë.

Pankartat protesta 53 (2)

Në to dominonin thirrjet për ndryshim politik, drejtësi dhe kërkesa për lista të hapura në zgjedhje.

“53 ditë. Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër shkruhet mesazhi: “53 ditë. Lista të hapura. Qytetarë të lirë”.

Pankartat protesta 53 (1)

Pankarta të tjera i janë drejtuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke shkruar: “Kryeministri poston ‘korba’, qytetarët protestojnë” dhe “53 ditë kryeministri poston etiketa, qytetarët kërkojnë drejtësi”.

Pankartat protesta 53 (3)Pankartat protesta 53 (5)

© Panorama.al

Te lidhura