Mario Gila ishte zbulim i Igli Tares që e afroi në vitin 2022 te Lacio. Më pas e kërkoi edhe te Milani, por asgjë nuk u konkretizua.

Kuqezinjtë e transferuan në këtë merkato për shifrën e 30 milionë eurove. Mbrojtësi spanjoll ka treguar prapaskenat.
Të donin Alegri dhe Tare te Milani, por tani Alegri është te Napoli dhe Tare nuk është më këtu. Na tregon ndonjë prapaskenë?
“Është e vërtetë që Alegri më donte, do të ishte budallallëk ta mohoja. Edhe Igli gjithashtu. Gjërat shkuan kështu. Alegri dhe Igli u larguan. Pastaj erdhi telefonata e Rubenit dhe kur pashë sa shumë më dëshironte në skuadër te Milani… Mendoj se kjo nuk ka çmim.
Besoj se Milani është një klub shumë i madh, me një histori të jashtëzakonshme, dhe këtë ma ka treguar që në ditët e para që kam kaluar këtu. Për të qenë i sinqertë, m’u desh shumë pak kohë për të marrë vendimin. Më pëlqeu shumë mënyra se si u prita dhe jam i lumtur që jam këtu, sepse besoj se mund të bëj gjëra të rëndësishme. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











