“Ja si e mësova për kandidimin, Berisha më telefonoi…”- Korreshi: PD do lista të hapura, Territorialja dështoi! Protestën e mbështesim, është e qytetarëve dhe jo e jona

Jul 22, 2026 | 18:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha sot për televizionin News24 se ata e mbështesin njëzëri protestën popullore që hyn sot në ditën e 53-të, por mohoi që selia blu ta kishte joshur, drejtuar apo organizuar atë.

saimir korreshi

Ai deklaroi se protesta është e qytetarëve, por PD ishte plotësisht në mbështetje të të gjitha kërkesave të tyre. Kurse për thirrjen “Berisha në burg”, ai tha se ajo hidhet vetëm nga disa persona që nuk përfaqësojnë të gjithë protestuesit apo grupimet aty.

“Ne nuk po e joshim protestën. Ky është qëndrimi i PD-së, ne jemi me ta, sepse si Saimir jam shprehur që ditën e parë. Nuk është protestë e PD, ne e mbështesim, ajo është protestë e popullit dhe ne jemi me kërkesat e tyre. Madje ka qenë pjesë e debatit në Parlament, kemi kërkuar edhe debat atje në Kuvend për këto. Pra jemi në mbështetje të plotë e absolute të protestës de kërkesave të saj dhe të gjithë në PD janë absolutë mbështetës të saj. Demokratët nuk e kanë kërkuar Berishën në burg me thirrjet atje, se mund të thonë edhe Saimiri në burg atje, marrin megafonin dhe mund ta thonë. Nuk është slogan që e thonë të gjithë protestuesit atje. PD edhe me ushtarin e fundit të jetë në këmbë, dhe më besoni edhe për këtë, por ka nga ata se s’mund të përfaqësojnë disa kore atje, se që ka atje nga ata që s’e duan Berishën dihet, por nuk janë të gjithë”, tha ai mes të tjerash gjatë lidhjes direkte.

Korreshi gjithashtu mohoi zërat se PD po privatizonte protestën në fjalë:

“Jam absolutisht në mbështetje të kësaj protestuesve dhe protestës, unë edhe kur kam shkuar atje u kam thënë se vij si qytetar. Mua nuk më intimidon asgjë. Por që ka mijëra demokratë atje është gjë tjetër, por PD nuk ka kërkuar ta marrë protestën atje apo ta privatizojë”.

Ai theksoi se:

“Në shesh ka pafund njerëz, demokratët nuk kanë kërkuar Berishën në burg. Ka persona që marrin mikrofonin e privatizojnë. Ky nuk është një slogan që përgjithëson të gjithë protestuesit. Të gjithë ata njerëz të stisur që patjetër marrin mikrofonin dhe e keni parë se çfarë thonë. Por disa kore, disa zëra nuk mund të përfaqësojnë të gjithë protestuesit”.

Deputeti demokrat u pyet edhe për dy reformat në proces, Territorialen dhe Zgjedhoren, për të cilat tha se janë bërë gabime nga PD në të kaluarën, duke lejuar PS-ë të përfitonte sa më shumë. Ai e cilësoi Territorialen një dështim dhe se selia blu kishte një platformë të saj për reformën.

Kurse për Zgjedhoren u shpreh se janë për lista të hapura, që është edhe një nga kërkesat e protestuesve.

“Në radhë të parë ne duhet të kemi të qartë se çfarë do PD-ja de PD do një reformë zgjedhore për lista të hapura. Atë për të cilën edhe njerëzit janë në shesh dhe PD do ta mbështesin fortë këtë kërkesë. Mazhoranca luan teknikisht për të fituar, që në momentin që hoqi koalicioni dhe ne ikëm nga Parlamenti në atë kohë, ishte një thikë që ia ngulëm vetes për hir të realitetit. Por arsyet për të cilat ne jemi në Parlament janë reforma territoriale dhe zgjedhore. Ne kemi edhe një platformë për këtë, sepse ajo reformë e nisur me 61 bashki ka dështuar. Mazhoranca nuk do reformë territoriale, duket qartë, ajo do reformë në kuadër të llogaritjes matematikore se si mund t’i dalin numrat për efekt të kësaj reforme”, argumentoi ai.

Në lidhje me zgjedhjet në PD dhe garën për Sekretar të Përgjithshëm ku kandidoi përballë Flamur Nokës, Korreshi e cilësoi një vlerësim nga kryetari i partisë, Sali Berisha.

Ai tregoi se si mësoi për kandidimin, telefonatën me Berishën dhe çfarë mendonte për riformatimin e strukturave.

“E prita pozitivisht propozimin për kandidim. Më ka telefonuar vetë kryetari i PD-së, zoti Sali Berisha, jam njoftuar vetëm një orë e gjysmë para për kandidimin, ashtu sikurse shumë të tjerët. E vlerësoj thirrjen e zotit Berisha, edhe pse unë ndihem mirë si deputet, me punën dhe detyrën që bëj, edhe pse kjo është një plus për mua. Sekretariatet janë riformatuar në 90% të rasteve, janë zgjedhur shumë elementë të mirë, kam respekt për ta. U formatua edhe Këshilli Kombëtar apo strukturat, njerëzit shikojnë se ka elementë të rinj në PD. Uroj që njerëzit e zgjedhur në këto struktura të riformatuara të kenë një ecuri pozitive dhe performancë të mirë në të ardhmen”, tha deputeti demokrat.

Dhe në fund shtoi se:

“Nuk mund të them asgjë se edhe un, dhe të gjithë të tjerët e morën vesh në atë moment se kush do garonte. Askush nga ne nuk kishte idenë se do garonte. Unë e kam mirëpritur e kam quajtur vlerësim nga ana e kryetarit të PD. Ka pasur edhe një mbështetje që nuk e kam pritur. Unë e vlerësoj faktin që Berisha ka vlerësuar kandidaturën. U vendosën figura të vlerësuara jo anonime”.

© Panorama.al

Te lidhura