“Kjo qeveri e krimit duhet të marrë fund”- Qytetari në ditën e 53-të të protestës: Nesër të gjithë para Parlamentit, ta rrëzojmë! Dalim për të drejtat tona

Jul 22, 2026 | 19:41

Në ditën e 53-të të protestës ditën e sotme, sheshi mblodhi përsëri një masë të madhe qytetarësh të revoltuar me klasën politike dhe qeverinë, duke kërkuar largimin e tyre.

qytetari

Një nga qytetarët që e mbështet protestën që nga dita e parë, tha se popull ka 53 mijë arsye për të protestuar, por më kryesorja është rrëzimi i qeverisë dhe largimi i klasës së vjetër politike.

Ai kujtoi ditët e para të protestës dhe se nuk e mendonte kurrë se do shkonte kaq gjatë rezistenca.

“Nuk e mendoja të shkonte kaq gjatë, e mbaj mend ditën e parë, 31 maj nga Brukseli, nisi si revolucioni i flamengove. Ka nxjerrë në pah shumë gjëra, nuk duhet të ndalojë, derisa kjo qeveri e krimit të rrëzohet. Janë 53 mijë arsye për ta rrëzuar, por kryesorja është premtimi i tyre në 36 vite, e më kryesorja çështja e ujit të pijshëm. Sidomos për ujin në depozita, po shohim edhe sëmundje të rralla, po i shkatërron shqiptarët, sepse nuk ka as ilaçe, nuk ka as serum nëpër spitale. Madje i them të gjithë mjekëve që nuk janë në urgjenca, që nesër të vijnë në protestë. Nesër të protestojmë para parlamentit të krimit”, tha ai.

Më tej qytetari vlerësoi se qeveria dhe opozita janë dy të këqijat më të mëdha të vendit.

“Kjo opozitë dhe kjo qeveri janë dy të këqijat e këtij vendi, që e kanë shkatërruar këtë vend. U bëj thirrje mësuesve, pedagogëve, nxënësve të rritur, qytetarëve, që të bashkohen në protestë, sepse shqiptarët po largohen nga ky vend”, vijoi ai.

Gjithashtu i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër të mblidheshin para Parlamentit.

“Ka shumë arsye që shqiptarët nesër në 8 të mëngjesit të dalin atje para Parlamentit shqiptar sepse nuk ka shtet, nuk ka spitale, nuk ka ilaçe, të protestohet kundër kësaj klase politike. Të dalin të protestojnë sepse dalin për të drejtat e tyre, për hallet e tyre. Nesër të dalin masivisht në protestë, sepse dalin për të drejtat e tyre”, tha qytetari.

Në fund ai hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për keqqeverisje, duke apeluar që edhe diaspora të bashkohet në shesh.

“Ky e nisi me 20% kur ishte kryetar bashkie dhe tani e ka çuar në 40% duke e nisur nga kanabizimi, duke e mbjellë të gjithë këtë vend. Edhe administrata të dalë nesër në protestë. Shqiptarët duan ndryshim. I lutem diasporës, i lutem Kosovës, apo shqiptarëve në Malin e Zi dhe në Maqedoni. Thirrje edhe Kim Mehmetit që të vijë edhe një herë që ta ndezë këtë protestë. Kjo qeveri e krimit duhet të marrë fund”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura