VIDEO/ “Detyrohem të punoj në të zezë, s’më dalin 100 mijë lekë”- I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

Jul 22, 2026 | 19:53

Qytetarët kërkuan edhe në ditën e 53-të të protestës plotësimin e kërkesave të tyre kryesore, dorëheqja e qeverisë dhe largimi i klasës së vjetër politike.

Një i moshuar deklaroi nga sheshi “Skënderbej” se kishte dalë në protestë sepse pensioni që merr është vetëm 10 mijë lekë të reja dhe është në proces gjyqësor.

Ai deklaroi se detyrohet të punojë në të zezë për shkak të të ardhurave të pakta për të mbajtur veten e familjen, edhe pse fëmijët e ndihmojnë nga pak.

pensionisti

“Kam ardhur për t’ju bërë thirrje pensionistëve që janë me 10 mijë lekë të vjetër, metalurgëve, minatorëve të jenë këtu në shesh dhe të mos rrinë në kafe. Unë që kam punuar në uzinën e Mjeksit. Unë atëherë merrja 9000 lekë, tani duhet të merrja 900 mijë. Për momentin punoj në të zezë, por dhe këto m’i merr Rama. Ndaj u bëj thirrje naftëtarëve minatorëve të vijnë. Patronazhistët marrin 50,000 lekë, edhe policët”, tha ai mes të tjerash.

Në fund i bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës t’i bashkoheshin revoltës dhe nëse ishin burra të ngujoheshin në Parlament.

“Nëse deputetët e opozitës kanë një fije burrërie, përfaqësojnë 500 mijë vetë atje, të jenë Saliu bashkë me ata, të ngujohen në Parlament”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura