EMRAT/ Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, policia identifikon viktimat: Të dy shtetas të huaj! Ja si është gjendja e 28-vjeçarit të plagosur

Jul 22, 2026 | 20:02

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku humbën jetën dy persona.

aksidenti teg betonierja

Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin pompë betoni, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Viktimat janë shtetasi Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje dhe shtetasi Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri i kamionit, i cili ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër tip “Volkswagen”, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti teg betonierja (1)

 

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;

-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

aksidenti teg betonierja (1)

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, kamioni pompë betoni ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që iu afrua rrethrrotullimit të TEG-ut, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij.

Mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip Volkswagen, i cili kishte hyrë në rrethrrotullim, dhe pas përplasjes ka humbur kontrollin, duke çarë barrierat metalike mbrojtëse dhe duke rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe shenja të forta frenimi në asfalt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

aksidenti teg betonierja (5) aksidenti teg betonierja (4) aksidenti teg betonierja (3)

© Panorama.al

Te lidhura