VIDEO/ “Të heqim këtë Qeveri dhe Parlament”- Qytetarja e indinjuar: Nuk kemi spitale dhe ilaçe, por paguajmë 4,2 mln euro për Kanye West!

Jul 22, 2026 | 19:59

Një numër i madh protestuesish u mblodhën edhe sot në ditën e 53-të të revoltës popullore, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike.

Nga sheshi i protestës, një qytetare e veshur me simbolet kombëtare dhe me parullë në dorë doli për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi për shkak të keqqeverisjes dhe Parlamenit, teksa nga buxheti u dhanë 4,3 mln euro për një koncert, kurse shqiptarët s’kanë as ilaçe dhe as spitale.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin.

“Protestojmë të heqim këtë qeveri nga ai Parlament, Mendojnë se kur e kanë pronë private dhe na referohen me korba, sorra miza, me atë fjalor të pisët. Dhe të mendojmë që ata njerëz kemi në Parlament e turpshme. Por nuk ua falim dinjitetin, humbjen e historisë, kulturës”, tha ajo.

qytetarja proteste

Dhe më tej shtoi se paguhen para për koncerte, por jo për ilaçe.

“Paguajmë 4.2 mln për Kanye West. Spitalet, pa ilaçe, rrugë të prishura. Sabotim me paralajmërim më ngjan. Ndaj themi heshtja vret. Duhet të bashkohemi, për çfarë duhet t’u lëmë fëmijëve pas. Ndaj të gjithë të vijnë këtu të bashkohen dhe të protestojnë”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura