Pedro Sanchez uron Edi Ramën: Shqiptarët mbështetën në masë përpjekjet e Shqipërisë për BE-në! Ja si i përgjigjet kryeministri

May 13, 2025 | 22:22

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka dërguar një urim kryeministrit Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

rama pedro

Sanchez shkruan se shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.

Nga ana e tij Kryeministri Rama ka falenderuar kryeministrin spanjoll për urimin dhe mbështetjen e këtij të fundit për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Përjetësisht mirënjohës”, përgjigjet Rama.

© Panorama.al

Te lidhura