PD: Kreu i ri Këshillit të Qarkut Vlorë i përfshirë në rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni

Jun 4, 2014 | 17:39

TIRANE- Partia Demokratike denoncoi sot emërimin në krye të Këshillit të Qarkut Vlorë e një të akuzuari për rrëmbimin e vazjës së një biznesmeni në Itali. Duke iui referuar shkrimeve të dy gazetave prestigjioze italiane në vitin 2000 “La Republica” dhe “Corriere Della Sera”, në një deklaratë për shtyp, Arben  Ristani theksoi se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Siçili në vitin 2000. “Corriere Della Sera” dhe “La republika”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së  zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një  gjobë të majme, tha ai.

“Sipas “La republicas”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej  kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.”- thekson Ristani.  Sipas PD-së, Danaj është arrestuart në atë kohë nga policia italiane sëbashku me pjestarët e  tjerë të bandës.

“Ky pra është Edi Rama. Kjo është rilindja e tij. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe z.Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit.”- përfundon deklarata e PD-së.

Sadrit Danaj u zgjodh sot kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në përfundim të procesit të votimit që u zhvillua gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të këtij këshilli.  Në krye të Këshillit të Qarkut Vlorë deri sot ka qenë Anesti Dhimojani

 

LINKU “La republica”- http://ricerca.repubblica.it/repubblica/archivio/repubblica/2000/03/23/il-piano-dei-sequestratori-lampo-pronti-far.html

LINKU “Corriere Della Sera”- http://archiviostorico.corriere.it/2000/marzo/23/Sicilia_albanesi_dietro_tentato_sequestro_co_0_00032312152.shtml

 

© Panorama.al

Te lidhura