FIER- Një 50- vjeçar është plagosur rëndë në një aksident të pak minutave më parë në Patos.
Mësohet se shtetasi Kristaq Vrapi rreth orës 16:00 të ditës së sotme, për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një mur.
Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në trup, ndërsa momentalisht ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën e parë.











