TIRANË- Sistemi i ri i patentave dhe targave dhe dixhatalizimi i këtij
shërbimi është vlerësuar nga kreu i qeverisë si i një rëndësie të vecantë, jo vetëm për lehtësinë që u jep qytetarëve, por edhe si ndihmë në luftën kundër korrupsionit.
Berisha ka kerkuar rigorozitet ne dhenien e patentave dhe shume korrektesi ne provat e drejtimit te automjetit, duke pranuar numrin e larte te aksidenteve ne vend.
“Rigorozitet ndaj dokumentit të drejtimit. Ju do jepni modelin më serioz dhe ju do bëni të mundur që cdo qytetar i këtij vendi të marrë si dhe aftësitë më të merituara të marrjes së saj”- tha Berisha, gjate fjales se tij në ceremoninë e inaugurimit të projektit me vlerë 1 milionë dollarë.
“Mbetet faza e testeve të patentës, atë kërkoj nga ju që të marrim shkollën më rigorze dhe ta instalojmë. Investuat 1 milionë dollarë, por ndërtuat një sistem të shkëlqyer që lehtëson veprimtarinë e qytetarëve, tani kemi fazën e provave, ato duhet të jenë më serioze, se kanë të bëjnë me jetën, në një vend ku tradita e guidimit është e vogël dhe plus faktorët e tjerë na bëjnë ne vend me numër të lartë aksidentesh, duhet të bëjmë përballje shumëplanëshe me këtë cështje”- tha ai.
Ai përgëzoi ekipin shqiptar që punoi për këtë projekt, duke kërkuar që tashmë t’i kushtohet rëndësi e madhe fazës së provës.
“Këto janë shërbime të një rëndësie shumë të vecantë, së pari me sistemin dixhital që inagurojmë sot qytetarët do përfitojnë shërbimet më të mira, më të shpejta dhe më transparente, disa prej të cilave online në kohë reale dhe kjo përbën arritje për cdo qytetar. Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve, arritje e madhe pëe të gjithë vendin. Dixhitalizimi përbën mundëis të madhe për të shmangur keqbërjen dhe trafiqet e automjeteve të cilat përbëjnë një vepër të rëndë penale”- tha Berisha.
Sipas tij, sot cdo njeri që ka makinën e tij duhet të ndihet zot i saj dhe ky sistem të krijon të gjithë këto mundësi.
© Panorama.al











