“Paguajmë 80 mln euro për Tigrin 1 dhe 3 që nuk funksionojnë”- Klevis Balliu: Balluku inauguroi rrugën Korçë-Ersekë pa kolaudim! Në Tunelin e Llogarasë ka patur rrëshqitje dherash

Nov 14, 2025 | 22:23

Deputeti demokrat Klevis Balliu ishte mbrëmjen e sotme në Kjo Javë teksa foli mbi mosparaqitjen e Belinda Ballukut në komision për të prezantuar buxhetin e vitit 2026 për ministrinë që drejton.

balliu

Balluku më tej kaloi edhe te aferat e dyshuara të hidrocentraleve Tigri 1 dhe 3 në Vlorë, rruga Korçë-Ersekë dhe atë që SPAK po heton duke marrë të pandehur Ballukun, tunelin e Llogarasë.

Klevis Balliu: Kjo ministri kërkon 70% të buxhetit për çfarë. Ne do paraqitemi. I thashë dhe në fjalën time, pse duhet të japim para kur 50 mln janë në drejtim të paditur. Është një urë që na mungon. Duhet të dalin shqiptarët ku është ura. Në rastin e Tigrit 1 dhe 3, i kërkova si ka mundësi që paguajmë 80 mln për dy hidrocentrale lundruese që nuk funksionojnë. Dhe i thashë pse nuk janë ndezur. Dhe tha janë ndezur. Kishin prodhuar vetëm 36 orë energji që harxhon Tirana.

Është një abuzim kaq e pafytyrë, nuk kanë turp që thonë po u vjedhim. Rruga e Korçë Ersekë, e njëjta me tunelin. Çdo rrugë pasi mbaron bëhet kolaudimi. Rruga Korçë Ersekë u inauguruar nga Rama dhe Balluku pa kolaudim. Nuk duan përgjegjësi nesër dhe ia faturojnë operatorëve. Shqiptarët që kalojnë te tuneli i Llogarasë rrezikojnë jetën. Para dy ditësh ka patur rëshqitje dherash te tuneli i Llogarasë.

© Panorama.al

Te lidhura