Padia ndaj zv/ministrit Peka, PS: Të japë dorëheqjen

Apr 11, 2011 | 14:41

TIRANË- Vetëm pak caste pas paditë së bërë nga kreu i FNSH-së, Shemsi Prenci ndaj zëvendësministrit të Brendshëm Avenir Peka ka reaguar Partia Socialiste. Përmes një deklarate për mediat, deputeti socialist Namik Dokle e ka quajtur këtë një

tregues të qartë të abuzimit me detyrën të pushtetarëve të Saliut. Ai ka denoncuar dhe dënuar një akt të tillë presioni nga ana e Pekës dhe ka kërkuar prej tij të japë dorëheqjen menjëherë ose të shkarkohet nga detyra.

“Inkurajojmë organet e  drejtësisë që me ligj dhe Kushteturë në dorë të mbrojnë edhe ata votën e lirë dhe zgjedhjet demokratike. Paralajmërojmë Sali Berishën të mbajë larg nga vota e lirë e popullit pekat dhe purtekat e tij, bashat dhe mashat, ponet dhe alkaponet”- tha ai.

Dokle theksoi se askush nuk mund të shtypë militanët e PS-së dhe aq më pak të vjedhë votën e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë e PS-së për të mbrojtur cdo votë dhe për të denoncuar cdo rast abuzimi.

© Panorama.al

Te lidhura