“Onkologjiku si krematoriumi i Aushvicit”- Qytetari i sëmurë nga kanceri prek me fjalimin e tij: Zoti e do që të mblidhemi më shumë, këtu ka hajdutëri dhe poshtërsi!

Jun 6, 2026 | 19:21

Një dëshmi prekëse dhe të fuqishme ka përlotur dhe elektrizuar mijëra protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Një qytetar që tha se vuan prej tre vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën në podium, duke bërë një denoncim tronditës për gjendjen në spitalin Onkologjik, të cilin e krahasoi me kampet e vdekjes.

Ai e krahasoi situatën atje si një Aushvic e kamp përqendrimi, të kthyer në krematorium.

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje! Jo më larg se 3 km nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve! Onkologjiku është vendi ku vdesin e varrosen njerëz përditë. Ky është mesazhi im o njerëz”, deklaroi ai i përlotur.

qytetari i semure

Më tej ai nxiti qytetarët shqiptarë që të vijonin misionin e protestës, për të mos u dorëzuar para presionit, duke e cilësuar godinën e Kryeministrisë si burimin e të gjitha të këqijave në vend.

“Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura