Mijëra qytetarë kanë zhvilluar ditën e sotme protestën e 7 të rezistencës ndaj qeverisë Rama.
Na pamje shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve të cilët kanë mbushur çdo cep të Bulevardit para Kryeministrisë.
Në pamje dallohen se qytetarët janë më shumë se në protestat a kaluara ç’ka konfirmon se tubimi ka gjetur masivitet.
Kjo është një ndër protestat më të mëdha që është organizuar në Shqipëri që nga viti 90.
Protestuesit në kor janë shprehur se në Shesh I ka nxjerr keqqeverisja e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të cilin kanë një thirrje specifike në çdo fjalim: Jep dorëheqjen sa më parë.
Edhe në fillim të tubimit, protestuesit janë shprehur se tashmë janë të qartë, kauza e tyre tashmë nuk është më vetëm Zvërneci, por largimi i qeverisë.
© Panorama.al
















