FOTOLAJM/ Diaspora ngre zërin në protestë: “Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ne ty!”

Jun 6, 2026 | 18:52

Një pankartë me një mesazh të drejtpërdrejtë politik ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

WhatsApp-Image-2026-06-06-at-18.41.03

Mes protestuesve, diaspora shqiptare është bërë pjesë e manifestimit me një mesazh simbolik dhe domethënës drejtuar kryeministrit Edi Rama.

“Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ne ty!”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga protestuesit, e cila shoqërohej me ilustrimin e një të riu me mbishkrimin “Diaspora” në bluzë, teksa ngrinte grushtin lart përballë siluetave të qyteteve të njohura evropiane, si Londra dhe Parisi.

Mesazhi i përcjellë përmes kësaj pankarte pasqyron pakënaqësinë e shumë emigrantëve shqiptarë, të cilët e lidhin largimin e tyre nga vendi me zhvillimet e viteve të fundit. Përmes pjesëmarrjes në protestë, ata kanë zgjedhur të bashkojnë zërin e tyre me qytetarët në Tiranë, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kreut të qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura