Një tjetër protestë në Diasporë ka qenë ajo e shqiptarëve në Firence të Italisë ditën e sotme (6 qershor).
Qindra shqiptarë janë mbledhur në qytetin italian, duke iu bashkuar organizimeve masive, teksa kërkuan edhe dorëheqjen e qeverisë “Rama”.
Me flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe të forta, shqiptarët në Firence kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë ngritur zërin kundër projekteve abuzive, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi për shkatërrimin e pasurive kombëtare në Shqipëri, si projekti i Zvërnecit dhe më gjerë.
Ky tubim në Firence vjen në një moment mjaft të ndezur, pasi vërehet një koordinim i gjerë i diasporës në rang global, me protesta të ngjashme që po zhvillohen nga Uashingtoni dhe Londra, e deri në Berlin, Vjenë e Milano, ndërkohë që në Tiranë revolta qytetare ka zbritur masivisht në shesh.
© Panorama.al












