Botërori 2026 ka humbur një protagonist vetëm pak ditë para fillimit të tij.
Federata e Argjentinës bëri të ditur zyrtarisht se ka humbur shërbimet e mbrojtësit Leonardo Balerdi.
Kapiteni i Olimpik Marsejës pritej të kishte një rol më qendror në planet e Skalonit gjatë këtij turneu, por për fatin e tij të keq, gjatë stërvitjeve të fundit, ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në shputën e këmbës, që do të bëjë ta humbasë aktivitetin.
“Mbrojtësi Leonardo Balerdi ka pësuar një dëmtim muskulor në shputën e këmbës së djathtë dhe nuk mund të bëjë pjesë në grupin e lojtarëve që merr pjesë në Botëror”, shkruhej në njoftimin e federatës.
Sipas mediave argjentinase, Skaloni po mendon ende për zëvendësimin e tij, teksa parashikohet që njëri mes Markos Senesi dhe German Pecela t’i bashkohen ekipit për të plotësuar numrin e futbollistëve pjesëmarrës. /Panorama Sport/
© Panorama.al












