“O Bela ciao, Bela ciao”- Ironizon Berisha, nxjerrë video e Taulant Ballës duke kënduar: Po ky çfarë po ndjell?!

Dec 16, 2025 | 22:48

Me anë të një video në rrjetet sociale, Sali Berisha ka ironizuar kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe zv.kryeministren e akuzuar nga SPAK, Belinda Balluku.

parlament balla balluku

Në video duket Balla në një festë teksa këndon “Bella Ciao”. Berisha siç duket e lidh këtë video të ndarë së fundmi me situatën e Ballukut, teksa arresti i saj është në fije të perit.

Sot SPAK kërkoi heqjen e imunitetit ndaj saj në një shkresë dërguar Kuvendit.


Këshilli i Mandateve që do shqyrtojë kërkesën e SPAK do mblidhet të premten dhe do vendosë nëse do e lëshojë Ballukun në duart e SPAK apo do e mbajë ende në mazhorancë dhe në krye të qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura