“Nuk është më protestë, por lëvizje!”- Biznesmeni: Opozita ka bërë tradhti kombëtare, Berisha duhet të ikë i pari! Rama po nis ofertat, po akordon fonde

Jul 21, 2026 | 18:52

Biznesmeni Erlind Xhindi e konsideron protestën që ka hyrë në ditën e 52-të si një zhvillim përtej një tubimi qytetar, duke argumentuar se ajo është shndërruar në një lëvizje më të gjerë që mbledh pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisjes dhe klasës politike.

Erlind Xhindi

“Tani nuk është më një protestë, por një lëvizje që përfaqësohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe të gjitha pakënaqësitë ndaj kësaj qeverisjeje 36-vjeçare. Aty ka elektorat të majtë, të djathtë, pjesëtarë të partive të vogla. Nuk mund të themi vetëm elektorat gri”, deklaroi biznesmeni i ftuar në “News24”.

Xhindi komentoi edhe nismën për krijimin e një Kuvendi të protestës, duke thënë se ideja nuk arriti të krijojë përfshirjen e pritshme dhe se tashmë duhet një format më i gjerë diskutimi.

“Unë personalisht nuk e kam aprovuar Kuvendin, por duhet të ishim mbështetës të protestës. Besoj se që tek emri ‘Kuvend’ çedoi, sepse ne nuk kishim krijuar ende palë. Nuk mund të themi që dështoi, ka arritur deri në një fazë. Jemi mbledhur dhe kemi bërë një bisedë, një lloj marrëveshjeje. Do të tërhiqemi nga Kuvendi për momentin, por duhet të fillojmë me forume që të jenë më përfshirëse dhe më të gjera”, u shpreh ai.

Biznesmeni u ndal edhe tek qeveria, duke deklaruar se sipas tij kryeministri është tërhequr përballë presionit të protestës dhe ka nisur oferta ndaj biznesit.

“Tkurrja e kryeministrit është e dukshme. Nisën ofertat për biznesmenët. Jo më larg se dje akordoi fonde gjigande, ndërsa deri dje u vodhën fonde të IPARD”, u shpreh ai.

Duke folur për opozitën, biznesmeni e kritikoi ashpër për rolin e saj dhe i cilësoi hapat e tyre si tradhti kombëtare. Ai kritikoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke thënë se mbështetja ndaj protestës duhet të ishte më aktive.

 

“Opozita nuk ekziston që nga viti 2019, që nga djegia e mandateve dhe dhënia në dorë e të gjithë pushteteve të Ramës. Jemi në këtë pikë sepse opozita ka bërë një tradhti kombëtare… Berisha mund të mbështesë protestën nga divani apo nga zyra. Zoti Berisha nuk e ka mbështetur protestën. Duhet të ikte i pari, duhet të jepte një notë”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

Unë personalisht nuk e kam aprovuar Kuvendin, por duhet të ishim mbështetës të protestës. Por besoj se që tek emri Kuvend çedoi, ne nuk kishim krijuar ende palë. Nuk mund të themi që dështoi, ka arritur deri në një fazë. Jo më larg se dje jemi mbledhur kemi bërë një bisedë, një të tip marrëveshje. Do të tërhiqemi nga Kuvendi për momentin. Por duhet të fillojmë me forumet që duhet të jenë më përfshirëse dhe më të gjera. Mosha mesatare që u përfshi aty, vetë protesta nuk e pranoi. Ka një trysni shumë të madhe në protestë.

Tani nuk është më një protestë, por një lëvizje që përfaqësohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe të gjithë pakënaqësitë e kësaj qeverisje 36-vjeçare.

Aty ka elektorat të majtë, të djathtë, pjesëtarë të partive të vogla, nuk mund të themi vetëm elektorat gri. Është e dukshme që ata që janë në protestë kanë një pakënaqësi të palëkundur me 140 deputetë që janë parlament. Nga dita e parë, ra gardhi i Rrjollit, i Zvërnecit i Kakomesë. Shqipëria në arenën europiane u përfaqësua nga vetë ne. Eurodeputet erdhën në shesh, shprehën qartë që populli është gati të shkojë në europë, por qeveria jo. Kemi të bëjmë me një popull evropian. Tkurrja e kryeministrit. Nisi ofertat për biznesmenët…

Jo më larg se dje akordoi fonde gjigande, ndërsa deri dje vodhën fonde të IPARD. Opozita nuk ekziston që nga viti 2019 që nga djegia e mandateve dhënia në dorë e të gjithë pushteteve të Ramës. Jemi në këtë pikë, opozita ka bërë një tradhti kombëtare. Berisha mund të mbështesë protestës, nga divani apo nga zyra. Zoti Berisha nuk e ka mbështetur protestën, duhet të ikte i pari, duhet të jepte një notë.

Të gjitha forcat politike kishin krijuar një harmoni, qeverisja do jetë në anën e majtë, PD do jetë aty për të bashkuar votat kur duhet. Ndërsa partitë e vogla do jenë aty për interesa të tjera sepse s’mund të flas pa fakte, por për këto dy të mëdhatë janë fakte.

© Panorama.al

Te lidhura