Pas 7 vitesh largimi, Princ Harry dhe Meghan Markle mendojnë rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar! Mediat britanike: “Ëndrra amerikane” e çiftit po zbehet

Jul 21, 2026 | 18:29

Gati shtatë vite pas largimit nga Britania e Madhe, princi Harry dhe Meghan Markle po vlerësojnë mundësinë e rikthimit për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas raportimeve të gazetës “Daily Mail”.

Meghan Markle Princi Harry

Duka dhe dukesha e Sussex-it vizituan Britaninë javën e kaluar së bashku me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, në vizitën e parë familjare në vend pas disa vitesh.

Gjatë qëndrimit të tyre, në një takim të mbajtur në konfidencialitet të plotë, Harry dhe Meghan u takuan me mbretin Charles dhe mbretëreshën Camilla. Pallati Mbretëror nuk publikoi asnjë foto apo detaj nga takimi, në përputhje me kushtet e vendosura më herët.

“Fëmijët ishin shumë të emocionuar për këtë udhëtim dhe Harry sigurisht që nuk do t’i zhgënjente”, tha një burim pranë çiftit Sussex, duke shtuar se Charles mban kontakte të rregullta me nipërit e tij.

Meghan Markle Princi Harry  (2)

“Ata komunikojnë vazhdimisht me video, por ishin vërtet të emocionuar që më në fund patën mundësinë ta takonin personalisht. Ishte mundësia e tyre e parë e vërtetë për ta njohur”, shtoi burimi.

Sipas raportimeve, Harry dhe Meghan po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi të përhershëm në Britaninë e Madhe. Një nga arsyet kryesore thuhet se është dëshira për të qenë më pranë mbretit Charles, pas diagnozës së tij me kancer.

Meghan Markle Princi Harry  (1)

Një tjetër faktor që po ndikon në këtë vendim është vështirësia e çiftit për t’u përshtatur plotësisht me jetën në Los Angeles.

Një burim pranë princit Harry deklaroi: “Ai ka filluar të ndihet disi i padëshiruar në Amerikë. Po kupton se ndoshta ‘ëndrra amerikane’ nuk është gjithçka që premtonte të ishte”.

Sipas të njëjtit burim, edhe Meghan ndan të njëjtat ndjenja me bashkëshortin e saj. “Kam dëgjuar se ajo është shumë e hapur për të rindërtuar marrëdhënien me pjesën britanike të familjes së Harry-t. Zemra e Harry-t ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë në Britani”, është shprehur burimi.

Meghan Markle Princi Harry  (6)

Çifti u zhvendos në Shtetet e Bashkuara me synimin për të ndërtuar projekte të reja dhe për të shfrytëzuar famën e tyre ndërkombëtare. Ata arritën disa marrëveshje të rëndësishme, përfshirë kontratën prej 100 milionë dollarësh me platformën Netflix.

Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga mediat britanike, “ëndrra amerikane” e çiftit po zbehet. Meghan thuhet se ndihet e izoluar dhe po has vështirësi në zhvillimin e projekteve të reja.

Pikërisht për këtë arsye, sipas raportimeve, po lind mundësia e një afrimi të ri me familjen mbretërore dhe një rikthimi të mundshëm përtej La Manshit.

Meghan Markle Princi Harry  (2) Meghan Markle Princi Harry  (3) Meghan Markle Princi Harry  (4) Meghan Markle Princi Harry  (5) Meghan Markle Princi Harry (18) Meghan Markle Princi Harry (6)

© Panorama.al

Te lidhura