Noizy jetë sheiku në Shkup, në hotel e shoqërojnë tri femra nga Kumanova

Apr 16, 2011 | 15:30

Të martën që kaloi, pra më 12 prill, për herë të parë në Shkup ka performuar rep artisti i njohur, Rigels Rajku (Noizy). Në një atmosferë tepër të nxehtë në “Hard Rock Club”, Noizy, i shoqëruar dhe nga disa repera të rinj, është paraqitur në skenë rreth orës 24 me hitet e tij të vjetra, të cilat ishin remiksuar për koncerte. Si gjithmonë në formë, i veshur në stil reperi, këngëtari qëndronte në pjesën e rezervuar për VIP-a e cila vëzhgohej nga pjesëtarë të sigurimit. Është interesante, pasi në të njëjtën diskotekë gjatë gjithë javës performojnë artistë të njohur të skenës maqedonase dhe serbe, kurse për herë të parë atë vend e mbushi plot me fansa reperi më i njohur shqiptar, Noizy.

PRANON LIDHJE TË FSHEHTA ME KOLEGET
Ardhja e Noizyt në Shkup tërhoqi mjaft vëmendjen e mediave atje, të cilët i bënë intervista dhe reportazhe të shumta. Ndër të tjera, ai është edhe në lidhje me lidhjet e tij me disa këngëtare të njohura. “Po ka pasur (qesh), por ku, si, qysh, tek? Këtë nuk jua zbuloj”, kanë qenë fjalët e reperit, ku shton se këtë vit do të realizojë albumin e ri dhe do publikojë në ekranet televizive edhe dy videoklipe. Këngëtari ka realizuar duete me Rozanën, Enin, Kristinë Elezaj, Eni Koçin etj. I pyetur edhe në lidhje me duetin me Kristinë Elezaj, këngëtari është shprehur se versioni audio i këngës tashmë është gati dhe pritet të lançohet në tregun europian dhekënga është në gjuhën angleze. “Nëse kënga pritet mirë, atëherë do të realizohet edhe videoklipi, por për këtë gjë duhet të pritet ardhja e Kristinës në Shqipëri” – ka thënë ai.

PAS ELVANËS, NË “TOP FEST” NXJErR FITUES FLORIN
Gjatë intervistës, ai ka zbuluar dhe disa gjëra të tjera në lidhje me festivalin “Top Fest 8”, duke thënë se këtë vit do të fitojë Flori e jo Elvana, siç kishte theksuar në një intervistë dhënë “Panorama plus” disa javë më herët. “Top Fest” e kam dashur shumë, sepse është festivali i parë që kam marrë pjesë dhe kam kujtime të bukura e të paharrueshme, por tani është bërë si gjithçka tjetër në Shqipëri, pra interes, padrejtësi dhe hile pa fund. Ende pa filluar festivali, unë e kam ditur se cili këngëtar do marrë çmim dhe çfarë çmimesh do marrin. Për shembull, Elvana Gjata ende s’ka dalë në konkurrim dhe unë e di që ajo do marrë  çmimin e madh”, ishte prononcimi i Noizyt, por këtë radhë, në një intervistë në Maqedoni ka dhënë një tjetër version, duke nxjerrë Florin fitues të festivalit. “Nuk kam asgjë kundër artistëve, por më vjen inat kur korruptohen regjisorët të cilët merren me pjesën e organizimit. Këtë edicion e fiton Flori e jo Elvana. Ndaj artistëve s’kam asgjë kundër, por mënyra si arrihet të korruptohen regjisorët, më pengon shumë”, – ka theksuar ai.

PAS KONCERTIT, RRI ME TRI FEMRA NGA KUMANOVA
Atmosferën e koncertit jua përshkruam më lart, por pas koncertit çfarë ndodhi, ku shkoi këngëtari dhe me kë kaloi natën? Sigurisht që nuk udhëtoi për në Shqipëri në orën 2 pas mesnate. Së bashku me organizatorin, me të atin dhe organizatorin e mbrëmjes udhëtuan në një lagje në periferi të Shkupit, në të cilën gjendet hotel “Luxor”, ku ishin rezervuar dhomat për këngëtarin dhe të atin e tij. Burime shumë të sigurta na tregojnë se pas realizimit të pagesës nga ana e organizatorit, këngëtari është ngjitur në dhomë së bashku me tri femra të reja nga Kumanova, të cilat kishin shprehur dëshirën të shoqëronin Noizyn atë natë deri në hotel. Noizy njihet për stilin e tij aventurier të jetesës, por kjo që ka ndodhur në Kumanovë është e denjë vetëm për stilin e jetës së një sheiku.

 

KRESHNIK SELMANI

© Panorama.al

Te lidhura