VLORË – Prej ditës së djeshme, çmimi i bukës për qytetarët e Vlorës ka pësuar sërish rritje. Një bukë masive me peshë 900 gramë shitej me 120 lekë dhe 400 gramë 60 lekë. Rritja e çmimit nisi nga fillimi i vitit, fillimisht me 80 lekë e më pas me 100 lekë. Megjithë shqetësimin e qytetarëve të Vlorës për këto rritje pa fund, erdhi dhe momenti kur 900 g bukë nga dita e djeshme po shitet me 120 lekë. Qytetarët e Vlorës shprehin shqetësimin e tyre për këto rritje drastike të çmimit të bukës si dhe pamundësinë e përballimit të tij. Kryetari i shoqatës së furrtarëve të Vlorës, Luan Ruçaj, shprehet se kjo rritje ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të miellit dhe të naftës. Ai paralajmëron rritje të mëtejshme, nëse do të shtohet çmimi i produkteve të tjera me të cilat punojnë, si nafta, mielli, kripa etj. q.b











