Nisi procesi i largimit të ujit radioaktiv në Fukushima

Apr 20, 2011 | 10:31

Në Fukushima ka nisur procesi i nxjerrjes jashtë reaktorëve të ujit radioaktiv, i cili është rreth 25 mijë tonë, largimi i këtij uji tejet të ndotur do t’i mundësonte inxhinierëve të nisnin punimet për të riparuar përfundimisht sistemin ftohës të reaktorit. Centrali Fukushima Daiki është i rrethuar nga grimca radioaktive pas dëmtimit të rëndë, që nga tërmeti i 11 marsit, i cili goditi pjesën verilindore të Japonisë. Tërmeti u pasua nga një cunami i fuqishëm dhe shkaktoi më shumë se 28 mijë viktima. Katastrofa natyrore mbuloi me ujë një pjesë të mirë nga verilindja japoneze, një territor të gjerë sa Tokio. Uji i cunamit thuhet se ka arritur të depërtojë nëntokë, në gjashtë prefektura të Japonisë verilindore.

© Panorama.al

Te lidhura