Nis zbatimi i amnistisë penale, lirohen 104 të dënuar nga IEVP i Fierit, ja sa përfituan nga burgu i grave në Pogradec dhe i Drenovës

Jul 15, 2026 | 9:48

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i amnistisë penale në burgjet e vendit.

lirimi ne burgje

burgun e Fierit, janë liruar 104 të dënuar që përfituan nga amnistia, ndërsa rreth 210 të dënuar të tjerë kanë përfituar ulje dënimi me një vit.

Ndër përfituesit e amnistisë që u liruan janë kryesisht persona të dënuar për vepra penale me marzh të ulët dhe mesatar dënimi, por edhe disa të dënuar me dënime të gjata, të cilëve u kishte mbetur më pak se një vit për të vuajtur.

Mes tyre janë edhe dy shtetas të huaj, Asat Ali me shtetësi pakistaneze, i dënuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,  dhe Florian Balanesku nga Rumania, i dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”. nga amnistia përfituan edhe shtatë të dënuar mbi moshën 60 vjeç, të cilëve u kishte mbetur më pak se një vit nga përfundimi i dënimit.

Ndërkohë, personat me masë dënimi më të madhe që përfitojnë që iu ka mbetur më pak se një vit për të vuajtur,  janë Luan Fusha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim dhe Erild Gega i dënuar me 14 vite burg për vjedhje me dhunë.

Prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, ka filluar lirimi i të dënuarve që kanë përfituar nga amnistia e këtij viti. Nga burgu i Drenovës përfitojnë nga amnistia 60 të dënuar të cilët kanë fituar lirinë. Sa i përket burgut të grave në Pojskë, fitojnë lirinë 11 të dënuara ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.

Edhe në institucionin e ekzekutimit të veprave penale “Kosovë” Lushnje është zbatuar efekti i amnistisë, ku përfitues janë 127 të dënuar kryesisht për vepra të lehta penale.

Ndërkohë në burgun e Drenovës përfitojnë nga amnistia 60 të dënuar të cilët kanë fituar lirinë. Sa i përket burgut të grave në Pojskë të Pogradecit, fitojnë lirinë 11 të dënuara ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.

© Panorama.al

Te lidhura