Pedri ishte titullar i Spanjës për 5 ndeshjet e para të Botërorit, por kundër Belgjikës vendin e tij e mori Fabian Ruiz. Edhe mbrëmë kundër Francës, mesfushori i Barcelonës e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 78′ për Ruiz.

Por ajo që ka bërë bujë në rrjetet sociale pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës pas 16 viteve, është parashikimi i tij një vit më parë.
Në 10 qershor të vitit 2025, ai ndau në Instagram një foto ku shfaqej krah Lamine Jamal dhe Niko Uilliams duke e shoqëruar mbishkrimin me gjashtë numra (19 07 26).
Pikërisht në këtë datë do të luajnë finalen e Kupës së Botës ku do të presin fituesin e çiftit Angli-Argjentinë. Pas 400 ditësh, ky parashikim i 23-vjeçarit bëhet realitet.
PANORAMASPORT.AL











