Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi sot Ulsi Manjën në parlament teksa po fliste mbi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal.
Berisha akuzoi Manjën se me anë të telefonit të tij kryeministri Rama ka kërcënuar prokurorin që po heton zv.kryeministren Belinda Balluku.
Berisha i tha deputetit socialist se nuk ka shpëtim.
Berisha: Erdhe? Nga telefoni yt e mori prokurorin Edi Rama? Na thuaj pak?
Edhe je i inkriminuar se të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin, absolutisht po.
Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku.
Të mbron Dumani sot, por nuk ka njeri që të mbron nesër.
Ato kostumet ku i ke?
Ku i ke ato kostumet?
Jo, nuk është ky. I ke fshehur ato. I ke hequr ato.
Ulu aty.
Ku i ke ato të Altin Hajrit?
Ku i ke kostumet e Altin Hajrit?
Ajo është? Mirë, mbaje!
Ato janë? Bravo, mirë, shumë mirë.
Ato i paske të Altinit.
Ty të ka dhënë dy, jo një.
Po, po.
Urdhëro?
Unë po të them ku i ke kostumet e Altin Hajrit?
Të Altin Hajrit ku i ke?
Se e nxore, është i lirë Altin Hajri sot.
Me atë Dumanin tënd e ke nxjerrë të lirë Altin Hajrin.
Po, po, ku e ke çantën Louis Vuitton?
Ku i ke 500 mijë eurot?
Ja pra, këto janë.
Tani, gjersa ai flet…
Pra, Ulsi të garantoj se në kërkim do përfundosh si Altin Hajri.
Dhe nuk ke shpëtim sepse edhe në Vjenë thuhet se shkove ti, pastaj the ka shkuar Etilda.
E akuzova unë, tha nuk kam qenë unë, ka qenë Etilda.












