Nga takimi me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer e kancelarin Merz, Rama publikon fotot nga samiti i Procesit të Berlinit në Londër: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve

Oct 23, 2025 | 7:57

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, i mbajtur dje në Londër.

lideret e ballkanit ne londer

“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë 🫶,” ka shkruar Rama në postimin e tij.

Në foto shfaqen momentet kryesore të takimeve që kryeministri shqiptar zhvilloi gjatë samitit, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva europiane e rajonit.

Rama është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer, apo edhe kancelarin gjerman Merz.

© Panorama.al

Te lidhura