“Nëse nuk gjej punë…”- Dyshohet se i vuri flakën vetes në makinën e tij, zbardhet biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Dec 15, 2025 | 19:55

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që ish-punonjësi i policisë, Artjon Xhelo, 32 vjeç, u ka thënë familjarëve të tij, përpara se t’i jepte fund jetës duke u djegur në makinën e tij në zonën e Qafës së Llogarasë, ditën e sotme.

makin llogara

Sipas informacioneve 32-vjeçari Xhelo kishte dhënë dorëheqjen nga policia gjatë vitit 2023.

Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin e tij.

Mësohet se viktima është vetëvrarë duke u lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, i cili është shkrumbuar totalisht.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura