“Në vend që të dalë para drejtësisë, del e bën show” – Shehaj për Ballukun: Paratë që ka vjedhur mund të shkonin për hidrovore e dëmshpërblime për përmbytjet

Jan 8, 2026 | 16:11

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar ashpër pas daljes publike të Belinda Ballukut në Vlorë, në një nga zonat e përmbytura.

Agron Shehaj

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti thonë se zëvendës kryeministrja, e marrë e pandehur, pa pikë turpi del edhe tallet me qytetarët që ka vjedhur ndërkohë që duhej të përballej me drejtësinë.

Sipas tij, paratë për të cilat akuzohet se ka vjedhur mund të shkonin për hidrovore, kanale dhe dëmshpërblime për të prekurit nga përmbytjet.

LEXO EDHE: VIDEO- SPAK kërkon ta arrestojë, rishfaqet në publik Belinda Balluku! Inspekton përmbytjet në Novoselë! Ministrja si ‘sinoptikane’: Do fryjnë erëra të fuqishme!

 

“Shikoni se sa të pafytyrë janë. SPAK do ta arrestojë Belinda Ballukun sepse e akuzon se ka vjedhur qytetarët shqiptarë. Balluku, pa pikë turpi, në vend që të dalë para drejtësisë shkon edhe bën show e shfaqje me qytetarët që po vuajnë pasojat e përmbytjeve. Nëse nuk do të kishte vjedhur paratë e qytetarëve, mbase do të ishin investuart më shumë para në hidrovore, hapjen e kanaleve apo dëmshpërmblime. Kjo është çmenduri. pasi i kanë vjedhur, dhe i tallin. “, shprehet ai.

Reagimi në rrjete sociale:

Në një vend normal, Balluku do të ishte duke u gjykuar para drejtësisë si një qytetare e zakonshme, pa mandat dhe pa pushtet. Belinda jo vetëm që nuk lëshon karrigen, por shkon të ngushëllojë banorët e përmbytur, në një kohë kur me milionat e eurove që ajo ka vjedhur, hidrovoret do të funksiononin, rrugët nuk do të rrëshqisnin si rërë dhe kanalizimet do të ishin në rregull. Nuk është “dora e Zotit”, është e korrupsionit.
© Panorama.al

Te lidhura