Këngëtarja e famshme Dua Lipa, e cila doli hapur në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, i është rikthyer deklaratës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ylli me famë botërore ka ripostuar në Instagram Story një pjesë nga episodi i podcastit të saj, me të ftuar shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, ku flet për protestat, të cilat i cilëson si frymëzuese dhe për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të bëra pa konsultim publik.
“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Kemi dëgjuar për të gjitha protestat që po ndodhin tani. Dhe duhet të them se e gjej shumë frymëzuese të shohësh se sa shumë njerëz interesohen vërtet… Me duket shqetësuese që qeveria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pa një konsultim publik”, theksoi Dua.

Deklarata e saj u mirëprit nga qytetarët që mblidhen çdo ditë në shesh por bëri gjithashtu jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat shkruanin se protestuesve iu bashkua një figurë e rëndësishme.
© Panorama.al












