Kërcënon Irani: Nëse SHBA godet infrastrukturën tonë, Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të evakuojnë aeroportet e tyre

Jul 18, 2026 | 18:05

Një zyrtar i sigurisë në Teheran paralajmëroi se në rast të një sulmi amerikan ndaj infrastrukturës iraniane, aeroportet dhe portet e Emirateve të Bashkuara Arabe duhet të evakuohen menjëherë për shkak të rrezikut të një hakmarrjeje të mundshme.

sulme ne lindjen e mesme

Duke folur për agjencinë e lajmeve Fars, zyrtari deklaroi se “nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë infrastrukturën civile të vendit sonte”, për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga kundërsulmet e mundshme iraniane, “aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, si dhe portet e Fujairah dhe Jebel Ali, duhet të evakuohen menjëherë”.

Më herët, Teherani deklaroi se kishte “ngrirë” marrëveshjen me SHBA duke thënë se do të pezullonte të gjitha angazhimet e theksuara në të.

Memorandumi i mirëkuptimit, i arritur një muaj më parë me ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit, i dha fund javëve të luftimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit dhe hapi rrugën për negociata të hollësishme.

Megjithatë, marrëveshja u rrëzua pasi të dy vendet rifilluan shkëmbimin e sulmeve.

© Panorama.al

Te lidhura