Duhej të luante në Ligën e Kampioneve, zyrtarizohet transferimi i futbollistit shqiptar nga një klub i Serisë A në tjetrin

Jul 18, 2026 | 17:37

Eksperienca e Mërgim Vojvodës te skuadra e Komos ka përfunduar. Klubi italian, i cili do të përjetojë këtë vit për herë të parë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve i ka dhënë lamtumirën mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës.

vojvoda

Ndonëse Vojvoda ka qenë pjesë e rrugëtimit të ekipit të Çesk Fabregas në këto vite, është vendosur që rrugët të ndahen pasi në klub kërkohet një tip tjetër lojtari.

Për futbollistin është interesuar menjëherë Udineze dhe sot, pas përfundimit të vizitave mjekësore, Vojvoda është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i bardhezinjve.

Anësori i djathtë i mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Udinezen, me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon me këtë skuadër e cila zakonisht si objektiv ka qëndrimin në mesin e artë të tabelës së klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura