Edhe në ditën e 49-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët mbushën plot sheshin para kryeministrisë duke kërkuar largimin e tij.
Ata shprehen se do të qëndrojnë në bulevard derisa të plotësohen kërkesat e tyre, që ata i cilësojnë si të panegociueshme, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit, qeveria tranzitore apo ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
Edhe sot protestuesit artikuluan korrupsionin dhe keqqeverisjen e Ramës dhe problemet ekonomike e sociale me të cilat ata përballen çdo ditë.
© Panorama.al












