Krahas fjalimeve të mbajtura në protestë, qytetarët përcollën mesazhet e tyre edhe përmes pankartave me tone ironike dhe kritike ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Sa tamahqar i milionave je o Rame, sikur do të rrosh 200 vjet” – “Jo Kuvendit të përulur para Ramës”, “ O Ramë nxirre një fond emergjence se kam dy ndeshje të sigurta”, “Si të peshkojmë deputetët”, ishin disa nga pankartat e protestuesve ditën e sotme.
© Panorama.al






















