Protestat kundër shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Financial Times: Zelensky po shqyrton largimin e Shefit të Forcave të Armatosura në përpjekje për të zgjidhur krizën

Jul 18, 2026 | 19:08

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po shqyrton shkarkimin e Komandantit të Përgjithshëm Oleksandr Syrsky në një përpjekje për të zgjidhur krizën më serioze ushtarake të mandatit të tij, raporton Financial Times, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës ukrainase.

zelensky

Sipas burimit, Zelensky do të mbledhë komandantët ushtarakë këtë fundjavë për të dëgjuar vlerësimet e tyre për situatën në fushën e betejës dhe për të shqyrtuar kandidatët e mundshëm për komandën e Forcave të Armatosura.

Presidenti ukrainas, raporton gazeta, do të ishte i gatshëm të shkarkonte Syrskyn, i njohur si “Kasapi”, nëse ai mund të identifikonte një komandant të aftë për të siguruar një tranzicion të qetë duke ruajtur një mbrojtje të fortë përgjatë frontit prej rreth 1,200 kilometrash.

Mundësia e shkarkimit të Syrskyit, raporton FT, u shfaq pasi protestat kundër shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes Mykhailo Fedorov u përshkallëzuan në një demonstratë më të gjerë kundër komandantit të përgjithshëm të premten në mbrëmje.

Mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së administratës presidenciale në Kiev duke brohoritur “Syrskyi jashtë”.

Fedorov kishte pretenduar se Syrskyi kishte penguar përpjekjet e tij për të reformuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe i bëri thirrje Zelenskyt të zëvendësonte si komandantin e përgjithshëm ashtu edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm.

© Panorama.al

Te lidhura