Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur nisjen e votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se qeveria e mbajti fjalën.

“Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”, shkruan Rama, ndërsa shton se sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
Ndër të tjera, ai shkruan se vota e shqiptarëve të Europës peshon sa mundësia historike për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe u bën thirrje atyre të votojnë Partinë Socialiste.
Reagimi i Ramës
?? VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKE??
Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
NE E MBAJTËM FJALËN, TANI U TAKON SHQIPTARËVE TA PËRDORIN VOTËN E TYRE?
Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027?
VOTO 5❤️
mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar???️??
© Panorama.al











