Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Gazment Bardhi, ka sulmuar vartësin e Belinda Ballukut, ish-drejtorin e ujësjellësit, Klevis Jahaj, për të cilin nënkuptoi që konsumon lëndë narkotike.

“Kam një këshillë publike, ndrysho malin dhe ule pak dozën, se s’ta kanë fajin shtyllat e rrugës në Mallakastër që njëherë në dy ditë i kap përqafe me makinë”, tha Bardhi gjatë fjalës së tij në mitingun e PD në Fier.
Më tej Bardhi tha se Klevis Jahaj nuk bëri asnjë investim në Mallakastër dhe sot kjo zonë sot mbetet zona që ka probleme më të madh me ujin e pijshëm.
Siç tha Bardhi, Jahaj u kujdes vetëm për të shtuar të ardhurat e familjes së tij, me tendera korruptime dhe klientelist.
Bardhi: Qytetaret e Mallakastrës e kujtojnë drejtorin e ujësjellësit, Klevis Jahaj, që si drejtoj ujësjellësi, nuk bëri asnjë investim në Mallakastër dhe sot kjo zonë, kjo trevë, mbetet zona që ka probleme më të madh me ujin e pijshëm.
U kujdes vetëm për të shtuar të ardhurat e familjes së tij, me tendera korruptime dhe klientelist dhe me që ra fjala, te ky i fundit, kam një këshillë publike, ndrysho malin dhe ule pak dozën se s’ta kanë fajin shtyllat e rrugës në Mallakastër që njëherë në dy ditë i kap përqafe me makinë.
© Panorama.al











