Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta

Sep 19, 2025 | 18:13

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, njëkohësisht dhe një nga ish-themeluesit e PD, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Abdi Baleta
Abdi Baleta

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit shqiptar është njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale të familjarëve të ish-ambasadorit.

Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta.

Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin.

Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia dhe dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij”, shkruan Linda Baleta, e bija e ish-ambasadorit në Facebook.

Abdi Baleta
Abdi Baleta

Familjarët e ish-ambasadorit të ndjerë  shqiptar njoftojnë se varrimi do të bëhet të shtunën, data 20. 09. 2025, nisja nga shtëpia funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, në orën 12:00. Varrimi bëhet në Tufinë.

Postimi i plotë

Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta.

Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin.

Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia dhe dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij.

Ai besonte tek nderi, tek dashuria për familjen e për vendin. Ia kthejmë sot Zotit jetën e tij, me falënderim për të gjitha që na dha, si dhe trashëgiminë që ka lënë pas.

Qoftë kujtimi i tij i bekuar për të gjithë ne që e deshëm. Pastë dritë shpirti yt, babi!

Varrimi bëhet të shtunën, data 20. 09. 2025. Nisja nga shtëpia funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, në orën 12:00. Varrimi bëhet në Tufinë.

Vizitat i presim në shtëpinë funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, të dielën, të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten, nga ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00.

Bashkëshortja Flutra, vajzat Teuta dhe Lindita, dhëndrri Përparimi, mbesa Anda dhe nipi Agzimi.

Kush ishte Abdi Baleta

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, studio për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA.

Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995.

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

© Panorama.al

Te lidhura