Ndërpreja e transmetimit të News24! Reagojnë Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim, kjo gjë duhet të marrë fund tani

Aug 9, 2025 | 17:06

Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit.1746174857_reporteretpakufij

Reporterët pa Kufij dënojnë këtë pengim të së drejtës për të informuar. Ata kërkojnë që kjp të të marrë fund tani në mënyrë që transmetimi të mund të rifillojë.

Reagimi i plotë

Në kontekstin e një mosmarrëveshjeje pronësore që përfshin një kompani shtetërore, policia ka ndërprerë energjinë elektrike në ambientet e Focus Media Group dhe i ka penguar gazetarët e saj të hyjnë në to.

RSF dënon këtë pengim të së drejtës për të informuar, e cila duhet të marrë fund tani në mënyrë që transmetimi të mund të rifillojë.

#Albania: In the context of a property dispute involving a state-owned company, the police have cut off electricity to Focus Media Group’s premises & prevented its journalists from accessing it. RSF condemns this obstruction to the right to inform, which must end now so that broadcasting can resume.

[image or embed]

— RSF (@rsf.org) August 9, 2025 at 4:08 PM

© Panorama.al

Te lidhura